Propozimi i fundit i Greqisë rreth çështjes së emrit nga ekspertët e çështjeve ndërkombëtare dhe diplomatëve është vlerësuar si një tentim për të krijuar federalizmin e Maqedonisë.
Në fakt propozimi i ardhur nga Athina zyrtare që Maqedonia të quhet “Maqedonia sllavo-shqiptare” jep hapësirë për krijimin e dy shteteve të mëdha edhe atë Shqipërisë së Madhe dhe Bullgarisë së Madhe, ka thënë një diplomat maqedonas për gazetën “Dnevnik” e cila e publikoi edhe propozimin e fundit grek.
“Propozimi është një ‘Kalë i Trojës’, që mund të shkaktojë pasoja serioze. Në të vërtetë Greqia dëshiron që ta paraqesë Maqedoninë si shtet me dy entitete tërësisht të ndara dhe e godet në mënyrë direkte në unitetin e shtetit”, ka thënë ky diplomat.