English

Rama vizitë zyrtare në Maqedoni. Asnjë flamur shqiptar në rrugët e Shkupit. Pse?

Neglizhenca e qeverisë për në dekorimin e qytetit me flamuj kombëtar dhe shtetëror me rastin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka shkaktuar një konfrontim mes PDSH-së dhe BDI-së, që janë dy partitë kryesore shqiptare në Maqedoni.

Gjatë vizitave të burrave të shteteve në Maqedoni protokolli shtetëror parasheh që Shkupi si kryeqytet të zbukurohet me flamujt shtetërorë prej nga vijnë ata delegacione.

Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri serb. Dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast. Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së kryeministrit shqiptar zoti Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni edhe në Qeveri, edhe në Qytetin e Shkupit, dhe si e tillë duhet të dalë të japë llogari para shqiptarëve se pse sot në Shkup nuk valëvitet asnjë flamur shqiptar”, shprehet deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu,

Qeveria e Maqedonisë ka reaguar ndaj akuzave të PDSH-së sa i takon vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama sot e nesër në Shkup.

“Habit fakti se PDSH nuk është e informuar saktë për vizitën e kryeminstrit shqiptar Rama. I informojmë ata dhe opinionin se vizitën zyrtare dhe takimet zyrtare do t’i realizojë gjatë ditës së nesërme, ku do të pritet nga kreu shtetëror si dhe liderët e partive politike shqiptare.

Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeminsitrti Rama do të pritet sipas gjitha procedurave që parasheh protokolli diplomatik gjatë vizitav zyrtare të kryeministrave”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.

“Për fat të keq, ky është vetëm edhe një tregues për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët si pasojë e këtij vasaliteti të BDI-së në pushtet”, ka kritikuar Fazliu duke e mbyllur dhe deklaratën e tij për median.

KOMENTE