English

"Albpetrol". Prangosen 6 persona

Burime nga policia e Fierit, bëjnë me dije nga hetimet e Prokurorisë së rrethit është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë ” Albpetrol ” sh.a kanë konsumuar elementët e veprës penale ” shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon.

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit:

- H.Gjeka, 47 vjeç, me detyrë shef zyre në kompaninë “Albpetrol”,
- G.Kodhelaj, 55 vjeç, me detyrë specialist,
- V.Ndoni, 33 vjeç, me detyrë Inxhinier,
- V.Xhaferraj, 50 vjeç, me detyrë inxhinier,
- Dh. Ceco, 60 vjeç, me detyrë inxhinier si dhe administratori i një shoqërie private,
- Sh.Rama, 49 vjeç.

Të pestë zyrtarët, anëtarë të komisionit të kolaudimit, janë arrestuar në mesnatë, pasi gjykata e Fierit, me kërkesë të prokuroria e Fierit, urdhëroi masën e ”arrestit me burg“. Ky urdhër ekzekutimi është zbatuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier. Mësohet se kallëzimi për 5 punonjësit është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe më pas prokuroria ka nisur hetimet.

Së bashku me zyrtarët, është kryer edhe arrestimi i administratorit të një shoqërie private, i cili nëpërmjet mashtrimit i ka shitur kompanisë ” Albpetrol sh.a ” autosondën jashtë kushteve teknike dhe duke ndryshuar vlerën e tij.

KOMENTE