English

Humbet 300 kg dhe takon dashurinë e tij në internet

Një burrë anglez që dikur ishte personi më i shëndoshë në botë ka transformuar pamjen dhe jetën e tij pas humbjes së më shumë se 300 kg dhe gjetjes në internet të dashurisë së tij.
Paul Mason , 52 , hante deri në 20.000 kalori në ditë dhe peshonte 444 kg para se ai ti nënshtrohej një operacioni që shpëtoi jetën e tij dhe e ndihmoi atë të për të gjetur dashurinë .

Z. Mason dhe humbja e tij në peshe ishin subjekt i një dokumentari televiziv që solli anglezin e madh në vëmendjen e gruas amerikane Rebecca Mountain.

Dje çifti u takua për herë të parë pas takimeve online dhe videove që ata kishin realizuar deri më tani.

Zonja Mountain tha se programi kishte bërë atë të ndieshëm dhe të vlerësonte luftën Mason për të hequr 50 kg lëkurë të tepërt të shkaktuara nga humbja dramatike e tij në peshe pas operacionit.

" Unë mednova se duhet vetëm ta ndihmoj dhe nuk mendova për asgjë tjetër" tha ajo.

"Ai është i pabesueshëm , një person i vërtetë . Tepër i sinqertë dhe i hapur në lidhje me vështirësitë që ai ka përjetuar, të cilat ndihmuan marrëdhënien tonë . "

Z. Mason tha se lidhja e çiftit ka qenë e qartë që në seancën e parë të tyre që zgjati për katër orë përmes Skype.

Z. Mason tani ka në plan të shkojë në Amerikë për të ndihmuar znj. Mountain në biznesin e saj dhe të bëjë një operacion për të hequr lëkurën e tij të tepërt.

" Të gjitha problemet që kalova patën vlerë, gjithçka për dashurinë dhe unë e fitova atë" tha ai .

KOMENTE