Bukuria nuk ka çmim thotë një shprehje, ose kushton shtrenjtë thotë një shprehje tjetër.
Shërbimet për të qënë të bukur apo dhe shërbimet për tu qetësuar dhe çlodhur shkojnë deri në infinit. Asnjëherë njerëzit nuk ndalojnë në të provuarit e gjërave dhe metodave të reja vetëm e vetëm për tu çlodhur.
Një prej metodave që shumë përdoret në qendrat kozmetike dhe ato të masazhit është dhe terapia me peshq të vegjël apo ngjala, ku në vaska të mëdha pacientët qëndrojnë dhe ngjalat u bëjnë "masazh".
Por inspektorët e shëndetsisë janë të shqetësuar pasi kjo metodë paraqet dhe rreziqe që vetë qendrat dhe pacientët nuk i besojnë pasi u duken të shmangshme.
Një teknikë e vjetër e importuar nga Kina e lashtë terapia e ngjalave, por kur në një rast, një prej ngjalave kishte përfunduar në organet gjenitale të burrit dhe depërtuar në veshka i cili pas një dhimbje therëse iu nënshtrua operacionit prej 3 orësh për të gjetur ngjalë e vogël, ka bërë që njerëzit të jenë skeptikë në aplikimin e kësaj terapie ose kërkojnë një asistencë mjekësore të specializuar gjatë aplikimit të kësaj metode.
Në vitin 2011 ekspertët e shëndetit paralajmëruan se 'peshku spa Alternative ' mund të përhapë sëmundje të tilla si HIV dhe hepatit C.
Agjencia qeveritare e mbrojtjes së shëndetit tha se diabetikë që kanë një sistem imunitar të dobët janë veçanërisht të pambrojtur nuk duhet të marrin pjesë në këtë lloj terapie të bukurisë.
Gjithashtu një shqetësim tjetër janë dhe maskat që përdoren në kozmetikë për rritjen e flokëve të cilat këto maska në përmbajtjen e tyre kanë glycol formalinë ose metilen të cilat shkaktojnë një kancer kimik në organizëm.
Por shumë herë qendrat kozmetike apo ata qe shesin produktet i fshehin e tiketat e tyre për të mos u parë nga pacientët.