Instituti Kombëtar i Shëndetësisë thotë se rreth 40 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga osteoporoza ose janë në rrezik të lartë për t'u prekur prej saj. Osteoporoza, zvogëlon masën e kockave dhe shpesh rezulton në thyerje të kosckave në shtyllën kurrizore, në zonën e legenit dhe në kyçet e duarve.
Ndërkohë që gratë e moshuara janë më në rrezik për të zhvilluar këtë sëmundje. Zëri i Amerikës ka botuar intervistën e një maratonisti i cili ishte marrë gjithë jetën me vrapim, por osteoporoza e bëri të hiqte dorë.
Xhon Maknajder, ose "Mak" me miqtë e tij , ka vrapuar që nga viti 1968 në gara të maratonës .
"Vrapimi më bën të ndjehem mirë, më mban të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe kjo është ajo që unë gëzohem duke bërë."
Për Makun, vrapimi u kthye në karrierë, së pari si pjesmarrës në maratonë, pastaj mësues i edukatës fizike në një shkollë në Çikago, ku ai ishte edhe trajner i një ekipi vrapues femrash.
"Kjo ka qenë e dobishme. Në fakt, karriera ime si trajner ka qenë shumë më e dobishme sesa karriera si vrapues."
Por para 3 vjetësh, Maku u ndesh me një problem shëndetsor.
"Isha duke vrapuar, dhe papritur ndjeva në shpinë një dhimbje të fortë."
Një vizitë tek mjeku zbuloi se dhimbja ishte shkaktuar nga një rast i pazakontë e osteoporozës, ose nga hollimi i eshtrave që kishte shkaktuar frakturë në shtyllën kurrizore. Kjo nënkuptonte fundin e karrierës së tij si atlet.
"Ekipi im kishte zënë vendin e parë në garat shtetërore, dhe tani i sëmurë unë shqetësohesha se nuk do të mund të vazhdoja stërvitjen e ekipit."
Mjeku ortoped Thomas McNally thotë se në të kaluarën kjo sëmundje mund t'a kishte mënjanuar Makun nga sporti i vrapimit.
"Ajo që mjekët do të kishin bërë dikur ishte trajtimi me ilaçe dhe allçi për të mbajtur drejt vendin e dëmtuar. Një formë e tillë do të merrte kohë më të gjatë që Maku t'i rikthehej aktivitetit të tij si vrapues."
Por Dr McNally sugjeroi që Maku të trajtohej kifoplasti duke vendosur tullumbace në shpinë afër vendit të thyerjes, që shërben si allçi e brendshme.
Tani, tre vjet pas kësaj procedure, Xhon Meknajder është duke u përgatitur për të bërë atë që ai ka bërë aq mirë në të kaluarën, të kalojë edhe një herë vijën e finishit të Maratonës.
"Kjo është qëllimi. Unë kam qenë i mësuar për të caktuar objektivat e mija. Kjo është diçka që unë dua të bëj, të vrapoj me fëmijët e mi".
Ai shpreson t'a përmbushë këtë qëllim vitin e ardhshëm, para se të arrijë një tjetër gur kilometrik në udhën e jetës, 60 vjetorin e lindjes.