English

Afërdita Hysa, drejtoresha e Tatimeve Rajonale Tiranë bie në prangat e policisë

Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtoreshën e Tatimeve Rajonale, Afërdita Hysa, pasi akuzohet për korrupsion. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se nga Seksioni Korrupsionit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masë sigurie “Arrest në burg”, ndaj shtetases Afërdita Hysa, 42 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në Kontrollin Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të nisur ndaj saj, ka rezultuar se kjo shtetase me detyrën e drejtoreshës së Kontrollit Tatimor, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale, prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milion euro.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

KOMENTE