Që ditën që u vu ka patur polemika dhe mospëlqime nga njerëz të ndryshëm, kjo gjithçka për gjykimet e ndryshme që kanë njerëzit.
Ish-Kryeministri, Sali Berisha u përpoq të restauronte imazhin e Ahmet Zogut. duke e quajtur atë formues të shtetit shqiptar.
Përveç kthimit në atdhe të eshtrave të tij, u mundësua edhe ngritja e një busti në sheshin “Zogu I-rë”.
Por mbrëmjen e ndjeshme disa të rinj kanë tentuar të rrëzojnë këtë bust.
Të rinjtë kanë shkruar në bazamentin e bustit “Poshtë hajduti i floririt” dhe më pas e lidhën me litarë për ta rrëzuar. Por mbërritja e shpejtë e policisë ka bërë që të rinjtë të mos ia arrijnë qëllimit.