English

Durrës. 2 policët pezullohen nga puna. Nuk ndërhynë në shuarjen e konfliktit

Nuk ndërhynë për të shuar një konflikt të armatosur mes të rinjsh, mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Kjo ishte arsyeja që dy policët rrugorë të pezullohen nga puna.

Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me armë zjarri rreth orës 19:45 në lagjen numër 4, në Durrës.

Konflikti është shuar nga disa efektivë të tjerë të policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar në komisariat dy autorët e ngjarjes.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

KOMENTE