Një test i thjeshtë i gjakut mund të përdoret për të identifikuar pacientët te të cilët është përhapur kanceri i lëkurës, sipas një prezantimi në konferencën e Institutit Kombëtar të kërkimeve ndaj kancerit.
Melanoma është veçanërisht e vështirë për tu zbuluar dhe trajtuar sidomos kur ajo është përhapur.
Studiuesit nga universiteti Dundee thonë se nivelet matëse të një geni të quajtur TFP12 në ADN-në gjak mund të jenë kyç për përcaktimin e melanomës.
Cancer Research UK tha se rezultatet mund të çojë në diagnozat e shpejta dhe trajtime të reja.
Dr Crook Tim, autori i studimit dhe onkolog konsulent mjekësor në Universitetin e Dundee, tha zbulimi i melanomës, forma më e rëndë e kancerit të lëkurës, nëse arrihet përmes analizës do të jetë një sukses i vërtetë.