English

Pastron me ujë apo "urinë" përmendoren e Aleksandrit të Madh

Mediat maqedonase ditët e fundit kanë komentuar një foto, ku tregohet një punëtor, i cili nuk dallohet nëse është duke pastruara apo po urinon në përmendoren e Aleksandrit të Madh "Ushtari në kalë", që është vendosur në sheshin e Shkupit.

"Nëse me të vërtetë kjo ka ndodhur, e vërtetohet se punëtori është duke urinuar, e jo duke larë me markuç përmendoren, atëherë punëtori duhet të largohet nga puna dhe të ndiqet penalisht", komentohet nga një media pro qeveritar maqedonase raporton shekulli.

Edhe pse nga fotografia shihet se punëtori është duke bërë pastrimin e përmendores, shqetësimi te pala maqedonase ishte tepër i madh.

KOMENTE