Qeveria shqiptare shpall konkurset për vendet e lira të punës në njësitë e kryeministrisë.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ftoi të interesuarit që e ndjejneë veten të aftë e të talentuar të bëhen pjesë e këtyre konkurseve.
“Për herë të parë në Shqipëri, ne do synojmë taktika të rekrutimit dhe për herë të parë rekrutimi do kryhet nga qendrat e vlerësimit, që synojnë meritokracinë në vendet e punës. Qëllimi i këtyre konkurseve do jetë tepër i artë, do jetë qendra e ekselencës, ku të rinj dhe jo të rinj që ndodhen në vend apo ata jashtë vendit që ndihen të aftë për ekselencën, të kthehen të japin kontributin e tyre në një proces historik për të ardhmen e Shqipërisë. I ftojmë të gjithë me ide kreative dhe dinamike që të bëhen pjesë e këtyre konkurruese dhe të meritokracisë. Kreativiteti do të jetë udhëheqja duke filluar nga kryeministria se ne duam te orientojmë punën e qeverisë, jo nga zgjidhja por nga kreativiteti se ne mendojmë që zgjidhja vjen nga kreativiteti”
Peleshi theksoi se kryeministria do të jetë qendra e ekselencës e administratës publike.
Ai ka ftuar të interesuarit pavarësisht moshës, që ndihen të aftë, të vijnë e të japin kontribut ne vend. “Inkurajojmë kreativitetin, të bëhen pjesë e konkurseve publike dhe meritorkacisë”.