Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, ndërsa shkenca e ka vërtetuar këtë.
Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën.
Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL. ndërsa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL. Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin e mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rritin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës .
Hudhra, ndërkaq, ka ndikim më të gjerë: parandalon dhe zbut ftohjet, shëron barkqitjen, ul nivelin e kolesterinës LDL, ul shtypjen e gjakut, shërben si parandalues i sulmit në zemër dhe në tru. Hudhra forcon sistemin imunologjik, rregullon sheqerin në gjak si dhe përmban antioksidantë të fuqishëm. Ndikimi i hudhrës është i njëllojtë, pa marrë parasysh se hahet e freskët, e zier apo e pjekur. Për qëllime shëndetësore, do të duhej ngrënë një thelb hudhre në ditë.