English

Zbulohet kinezi me moshën 265 vjeçare. Formula e jetëgjatësisë

Herbalisti kinez, Li Ching-Yuen u lind me 1677 në Kinë sipas dokumenteve zyrtare (edhe pse ai vet thoshte që ka lindur në vitin 1763). Gjatë jetës së tij të gjatë, ai në mënyrë të vazhdueshme ka praktikuar Herbalizmin dhe artet marciale.

Në vitin 1930, New York Times kishte shkruar një artikull për të ku kishin zbuluar dokumente zyrtare kineze të papublikuara më parë. Në mesin e këtyre dokumenteve ishte edhe një komunikatë urimi e vitit 1827, ku qeveria i kishte uruar ditëlindjen e 150 atij, transmeton Zëri.

Dokumente të më vonshme të vitit 1877, zbulojnë urime të tjera për ditëlindjen e tij të 200.

Si e arriti ai këtë moshë?

Li Ching-Yuen e ka shpjeguar jetëgjatësinë e tij me një formulë e cila përmban vetëm një fjali. “Mbaje një zemër të qetë, qëndro si breshkë, ec me shpejtësi pëllumbi dhe fli si një qen”.

Sidoqoftë, Li Ching-Yuen kishte ndërruar jetë me 6 maj të vitit 1933 pasi u kishte thënë studentëve të tij se ai e kishte përmbushur misionin e tij në jetë dhe ishte i gatshëm për të shkuar në “shtëpi”.

Ai, gjatë jetës së tij 265 vjeçare, kishte pasur 23 gra dhe kishte rritur më shumë se 200 fëmijë.

KOMENTE