Del për të blerë bukën por pëson atak kardiak dhe humb jetën pranë zonës së “21 Dhjetorit" në kryeqytet.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore. Ndërkohë bëhet e ditur se viktima është Zvetan Nikolla, i cili kishte dalë për të blerë bukë, në momentin që mësohet se ka pësuar infarkt. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njohur trupin e pajetë, duke sinjalizuar menjëherë policinë.