English

Afërdita Hysa dhe Tahir Kuka, mbeten në arrest me burg

Ndaj ish-drejtoreshës Afërdita Hysa dhe ish-inspektorit te Procedurave te Rimbursimit Tahir Kuka, është lënë në fuqi masa e arrestit me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë në kërkim janë dhe 7 persona të tjera ku një burim thotë se po bisedohet për ti bindur që të vetëdorëzohen. Shkeljet e tyre janë më të rënda madje kanë shuar deri në pastrim parash.

Demi i shkaktuar ndaj shtetit, sipas njesise Task Force, dyshohet se kap vleren e 5,2 milione dollareve. Të dyshuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane futur ne loje 11 firma kineze te cilat rezultojne ta kene mbyllur aktivitetin qe prej vitit 2004, ne nje kohe qe kohet e fundit ne baze te dokumentave te faslfikuara te dyshuarit e kane kaluar pronesine e ketyre firmave tek dy biznesmenet e vene nen akuze, Mirjan Beneja dhe Gjergji Tute, duke kerkuar me pas edhe rimbursimin.

Prokurori Dritan Rreshka i tha gjykates se dy te arrestuarit duhet te qendrojne ne burg, ashtu siç edhe ka dhene masen ne mungese e njejta Gjykate Penale.

1963

KOMENTE