English

44 vjeçari "përdhunon" nusen e djalit (VIDEO)

Policia i Korçës ka arrestuar, pasditen e djeshme, 44-vjeçarin Gjergji Begolli, pasi akuzohet se ka përdhunuar nusen e djalit të tij.

Sipas Policisë së Korçës, nusja 17-vjeçare K.Gj, ka denoncuar në polici vjehrrin e saj, me pretendimin se ky i fundit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Menkulas të Devollit.

Por kjo akuzë hidhet poshtë nga bashkeshortja e Gjergjit. Sipas, Anila Begollit, Gjergji e kishte 17-vjeçaren si vajzën e vet. Anila dyshon se vajza mund të ketë krijuar nje lidhje jashtë martesore dhe për këtë është larguar nga shtëpia, por i është dashur një pretekst për tu larguar.
Sipas vjerrës së 17-vjeçares, dyshimet për lidhje jashtëmartesore i përforcon edhe fakti se 17-vjeçarja gjatë gjithë kohës fliste në telefon, ndërkohë që i shoqi ikte në mal për dru.
1965

KOMENTE