English

Shpërthen makina e drejtorit të sigurimeve shoqërore në Elbasan

Automjetit të kreut të FRESH-it në Elbasan, Vangjel Ranxhës i është vendosur një sasi eksplozivi duke sjellë edhe shpërthimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit, ndërsa automjeti i Ranxhës ndodhej i parkuar poshtë banesës ku ai jeton.

Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti të cilin drejtonte Ranxha ishte i pajisur me targë britanike.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar të saj. Mësohet se Ranxha, aktualisht punon si drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Elbasan.

KOMENTE