English

"Task force" për funksionimin e tregut të kafshëve të gjalla dhe mishit të therrur

Eshte mbledhur ne Ministrine e Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave 'task force' qe do te nderhyje për normalizimin dhe funksionimin e tregtimit të kafshëve të gjalla dhe të mishit të therrur, duke respektuar vetëm normat që garanatojnë shëndetin dhe sigurinë ushqimore te konsumatori.

Aksioni do të jetë ndërinstitucional që të garantohet ligji në të gjithë aspektet e funksionimit të këtij tregu.

Me këtë rast, Ministria e Bujqesise njofton tregtarët e kafshëve të gjalla dhe mishit të therrur në gjithë vendin, se shumë shpejt do të nisë aksioni për t’i larguar ata nga rruga dhe për disiplinimin dhe tregtimin e tyre në përputhje me parametrat dhe standardet e sigurisë ushqimore, duke zbatuar me vendosmëri ligjet në fuqi, që parashikojnë deri në konfiskim të produktit dhe prishje të infrastrukturës mbështetëse.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave garanton se është e vendosur - në zbatim të angazhimeve të saj përballë qytetarëve, por edhe marrëveshjeve ndërkombëtare- për t’i shkuar deri në fund këtij aksioni.

KOMENTE