English

Kryq i lartë 33 metra si pjesë e kulturës së Maqedonisë

Është dhënë miratimi për ndërtimin e një kryqi të lartë 33 metra, nga Këshilli Komunal ië Aerodromit.

Me 17 vota të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, nisma mori dritën jeshile, ndërsa këshilltarët e LSDM-së abstenuan nga votimi shkruan e përditshmja "Zhurnal"

Nisma u propozua nga organizata Kongresi Botëror i Maqedonasve (KBM), e cila thotë në sqarimin e saj se objekti nuk duhet kuptuar si provokim, veçse si afirmim kulturor.

Komuna e Aerodromit është e banuar kryesisht me maqedonas.

“Kryqi nuk është një simbol anti-islamik, por pjesë e kulturës së Maqedonisë. Vendi jonë është djep i krishterimit në Evropë dhe ka të drejtë të vendosë kryqe”, ka thënë Todor Petrov, kryetar i organizatës KBM-së.

KOMENTE