English

Lutaj e quan ish-kreun e KQZ-së “palaço”, në Komisionin e Ligjeve

Diskutimi i dekretit të Presidentit në Komisionin e Ligjeve, është shoqëruar me debat dhe fyerje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ashtu siç pritej, maxhoranca e ka rrëzuar dekretin për Aktin Normativ “për nëpunësin civil”.

Në diskutimet që kanë zgjatur rreth dy orë, debati ka degjeneruar edhe në fyerje personale mes deputetëve. Përplasje verbale ka pasur mes deputetit të PS-së, Pirro Lutaj dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani. Lutaj e quajti ish-kreun e KQZ-së “palaço”.

Ndërsa, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi tha se kthimi i Aktit Normativ për rishikim është një gabim i Presidentit. “Argumentet e presidentit, që nuk bëhet ndryshimi i një ligji me akt normativ,nuk është i vërtetë. Ka një lapsus në arsyetimin e presidentit, kur thotë që ligjet vijnë direkt pas Kushtetutës. Po të lexojmë Kushtetutën, ligjet vijnë pas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara”, u shpreh Hysi.

Debati për Aktin Normativ, pritet të marrë një verdikt përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese pas animimit të Partisë Demokratike, e cila në 26 nëntor zhvillon seancën e shqyrtimit të këtij akti.

KOMENTE