English

Opozita proteston në shesh kundër blerjes së votës së lirë (VIDEO)

Edhe pse në shi protesta e lajmëruar dhe organizuar nga Partia Demokratike nuk është ndalur lidhur me thënien JO , blerjes së votës së lirë.

Prej orës 14:00 simpatizantë të opozitës janë drejtuar nga selia e PD drejt Kryeministrisë me pankarta në duar.

“Kemi dalë për votën e lirë. Është një sistem që ka gjithë difektet, po s’ka pse degjeneron në blerje të votës” deklaroi për Ora News kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Ndërsa Brukseli po përpiqet të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit, situata e brendshme politike nuk duket të jetë e favorshme. Ndërsa Tiranën sot do ta vizitojë komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, opozita u ka lënë takim qytetarëve në 14:00 para selisë së PD, për t’iu bashkuar marshimit të protestës kundër vjedhjes së votës.
Ndërkohë në orën 13:00, PD-ja ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar për hapat që do të ndiqen në protestë.
Kreu i opozitës Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve ti vënë fre paligjshmërisë dhe arbitraritetit të dyshes Rama-Meta.
“PD dhe opozita refuzojnë me neveri këtë projekt antidemokratik dhe antieuropian. Është koha ti bëjmë ne paralajmërimin dyshes Rama-Meta, të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit. Të ngrihemi të shpëtojmë votën e lirë, të ndalojmë blerjen e votës para se kjo të rrënojë demokracinë. PD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi nesër në marshimin paqësor të protestës, për të treguar se zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë, nuk e japim demokracinë, të ndalim këcënimin ndaj së ardhmes. Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë vjedhjes së votës së lirë” u shpreh dje Basha.
Sipas Bashës rasti flagrant i Korçës është një paralajmërim ogurzi për shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme me metodën e blerjes së votës me paratë e krimit të organizuar dhe mafies politike e ekonomike.

1967

KOMENTE