English

Protesta e të rinjve dëbon Berishën dhe Bashën (VİDEO)

Shqipëria është përfshirë nga protesta qytetare dhe debate politike për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë.

Qindra qytetarë, ambientalistë, studentë përfaqësues të shoqërisë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit prej orës 09:20 po protestojnë në kryeqytet kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri.

Fillimisht jashtë Parlamentit dhe më pas para Kryeministrisë protestuesit vazhdojnë të thërrasin "jo armëve kimike", Jo Hiroshimës në Shqipëri nesër është vonë".

Fillimisht për gati 1 orë u protestua para godinës së Parlamentit më pas rreth orës 11:00 protesta u zhvendos para godinës së kryeministrisë, ku ende vazhdon. Protesta edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier

Rreth orës 14: 20 Ish kryeministri Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim u përzunë nga protuestuesit e vendosur para kryeministrisë. Protestuesit kanë bënë thirrje për të mos politizuar kauzën dhe e i kërkuan të largohen.

Debate dhe brenda Kuvendit, ku ish kryeministri Berisha deklaroi se Rama ka pranuar vullnetarisht asgjësimin e armëve kimike, pa i kërkuar NATO. Deputetët e PD-së për gati gjithë zhvillimit të seancës u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren e Kuvendit. Ata kërkuan që në seancë të vinte kryeministri Edi Rama dhe Kuvendi të mos vazhdonte me rendin e ditës por kryeminsitri të raportonte për vendimin dhe të tërhiqte negociatat për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë.

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha tentuan të bëhen pjesë e protestës, por u dëbuan nga turma, me thirrjet: “Luli ik, Luli ik...Largojuni plehërave me dy këmbë; Mos u tregoni servilë; Jemi vetëm; IK IK IK…”

“Nuk ka nevojë që të tregoni kaq respekt, nuk ka nevojë të tregoheni servilë për njerëz që nuk ju kanë respektuar. Distancohuni nga politika, JO POLITIKËS. Tregoni dinjitetin tuaj, mos i bëni temena politikanëve sepse ata ju kanë sjellë sot këtu me veprimet e tyre. Po të ishte për ata politikanë atje, ne nuk duhet të ishim këtu sot, ikni politikanë”, -kanë thënë njëzëri protestuesit.

Më pas protestuesit janë irrituar dhe kanë lëshuar pasthirrma: YYYYY…JO ARMË KIMIKE, LULI IK, LULI IK…LARG PLEHËRAVE POLITIKE…
1972

1973

KOMENTE