English

Berisha: Rama të japë dorëheqjen. Ai mashtroi botën, nuk i beson më askush

“Rinia shqiptare ngadhënjeu mbi mashtrimin e Edi Ramës. Ajo, me protestën e saj historike, mposhti njëriun që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët!I bëj thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe të Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka mbetur qoftë dhe një grimcëz përgjegjësi dhe dinjitet. Jep dorëheqjen se kush mbi këtë tokë, shqiptar apo i huaj, nuk të beson më!! Zoti e bekoftë rininë e kombit tonë, nëntorin e bijëve e shndërroi në dhjetorin e etërve të tyre!”

Ky është statusi që ish-kryeministri Berisha ka shkruar në Facebook. Në një reagim fill pas deklaratës refuzuese për armët kimike të Ramës, Berisha thekson se këtij Kryeministri që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët nuk i beson më askush.

KOMENTE