Ambasadori i Holandës Martin De La Bej gjatë konferencës kombëtare të antikorrupsionit ka pohuar se: “Në vendin tim, në Holandë, imazhi i Shqipërisë ka shumë punë për të përmirësuar”.
Pikërisht ky imazh i deritanishëm i vendit tonë ka prodhuar një skepticizëm tek parlamentarët holandezë, të cilët duhet të vendosin gjatë ditëve në vijim se cila do të jetë vota e Holandës për statusin e Shqipërisë propozuar nga Komisioni Europian. Pikërisht statusi i vendit kandidat të Shqipërisë që do të vendoset në dhjetor ka ngjallur vëmendjen e medias holandeze.
Gazeta 'De Telegraaf' në një shkrim të disa ditëve më parë shkruan se Hollanda mund të jetë vendi i parë në BE që mund të vendosë veton kundër dhënies së statusit të vendit kandidat.Me titullin Hollanda nuk e do Shqiperine ne BE kjo gazetë shkruan se Shumica e TK (Dhoma e Dyte e Parlamentit, pra pa Senatin), eshte kunder dhenies se statusit kandidat.
“Komisioni Evropian do ta shohe Shqiperine si anetare te BE ne te ardhmen, me kusht qe vendi te luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe te reformoje administraten publike dhe sitemin e drejtesise. Zgjedhjet e pranueshme te veres se kaluar ishin nje test i pare, per te cilin Komisioni do ta shperbleje Shqiperine”, thuhet në fillim të shkrimit.
Duke marrë në analizë qëndrimet e politikës holandeze sipas 'De Telegraaf', Qeveria e Hollandës kerkon me shume progres nga Shqiperia persa i perket reformave, por nuk e perjashton dhenien e statusit te vendit kandidat. E ndërsa Qeveria e këtij vendi mund të jetë për dhënien e votës pro Shqipërisë në mbledhjen e dhjetorit në Bruksel, 'De Telegraaf' rendit partitë politike që janë kundër.
“Grupet parlamentare te VVD, CDA , PVV , SP dhe ChristenUnie e shohin Shqiperine si kandidature te papershtatshme per anetaresim ne BE”, thekson kjo gazetë. Deputeti i VVD Mark Verheijen, i cituar në artikull u shpreh se fundmi se eurofilet jane po aq te rrezikshem se populistet e djathte, duke shtuar: "Veç zgjedhjeve, Shqiperia s'ka bere asgje. Vendi eshte i zhytur ne korrupsion dhe krimi i organizuar duket i pamundur per t'u shkulur dhe pastruar”.
“Vendi nuk eshte gati. Per me teper, Europa nuk e perballon dot edhe nje vend tjeter te dobet anetar. Mesimi nga hyrja e Bullgarise dhe Rumanise eshte qe vendet nuk duhet te anetaresohen shume shpejt sepse mundesite absorbuese te BE-se jane te ezauruara. Por Komisioni Evropian eshte kaq i pasionuar pas zgjerimit, saqe po perserit te njejtin gabim. Kete nuk mund ta lejojme", ka deklaruar deputeti Mark Verheijen.
Megjithatë parlamenti Holandës nuk e ka marrë ende një vendim përfundimtar, se cila do të jetë vota e dhjetorit për statusin e Shqipërisë dhe vijimin e rrugëtimit europian./Top Channel/