“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord”. Kështu ka përfunduar deklarata e e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, fill pas vendimit të kryeministrit Rama për të refuzuar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë, sikundër respekton edhe vendimin e Kryeministrit Rama për të mos u përfshirë në operacion