English

Shoqëria civile: Rama të firmosë sa më shpejt JO-në

1. “Sot dihet që kryeministri do të japë atë përgjgije të madhe që ne besojmë që me reagimin e të gjithëve ai të thotë jo pa ekuvok, pa prapashtesa pasi i bie që ne të përballemi me një energji negative. Në përfundim të kësaj tryeze të dalim me një rezolutë të cilën t`ia dërgojmë në mesditë kryeministrit” u shpreh ambjentalisti Sazan Guri.


2. “Shqiptarët e thanë jo-në brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në këto kushte ku shqiptarët kurrë më parë thanë jo është e qartë që i vetmi opsion është që kryeministri të firmosë këtë jo. Sa më shpejt të thotë jo kryeministri aq më shpejt ne do ta garantojmë pranverën shqiptare pasi ajo që kemi përjetuar ne sot është një pranverë shqiptare e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe të demokracisë. Që kjo pranverë të ms kthehet në një dimër të ftohtë kryeministri duhet t`i thotë jo të prerë dhe të qartë” theksoi Blendi Kajsia.

Kështu janë shprehur me deklarat e tyre të hapura anëtarët e Forumit Civil të cilët sot kanë zhvilluarnjë tryezë për çështjen e armëve kimike në të cilën i ka kërkuar kryeministrit të shprehet kundër sjelljes së tyre në Shqipëri.

KOMENTE