English

Meshkujt e varur nga interneti rrezikohen të mbeten infertil

Meshkuj, mos lejoni veten të vareni nga interneti pasi nuk do të arrini të provoni ndjesinë e të qënit prind, shprehet Andrea Lenzi.

Të rinjtë që janë të varur nga interneti dhe që rrinë të lidhur me orë të tëra përpara ekranit të kompjuterit, vendosin përpara një pikëpyetjeje të madhe hipotetike, mundësinë dhe aftësinë e tyre për tu bërë prindër.
Këtë lajmërim e ka bërë Andrea Lenzi, drejtor i Fiziopatologjisë mjekësore dhe endokrinologjisë në Universitetin “LaSapienza” në Romë, duke paraqitur një raport mbi meshkujt e rinj dhe seksualitetin në këto raste.
Siç shpjegon eksperti, stresi teknologjik ndikon drejtpërdrejt tek hormonet duke bërë që të reduktohen vetitë e tyre.
“Çdo lloj varësie ndikon në infertilitetin mashkullor. Tani i dini dëmet që shkakton alkooli e droga, por e njëjta gjë vlen edhe për varësitë e reja, siç mund të jetë ajo ndaj internetit”, ka shpjeguar Lenzi.

KOMENTE