Një ditë përmes një pajisje do të mund të rivendoset përsëri funksioni i fshikëzës së urinës e cila ka humbur funksionin e saj pas një problemi me palcën kurrizore.
Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar janë optimistë pas testimit në kafshë.
Një studim , i publikuar në Science Translational Medicine , tregoi një pajisje që do të lexojë sinjalet e nervave të mbetura që do të mund të përdoren për të kontrolluar organin.
Qëndra e bamirësisë për kërkimet kurrizore tha se kjo ishte " një punë mbresëlënëse dhe mjaft e rëndësishme " .
Humbja e zorrës , fshikëzës dhe funksionit seksual pas lëndimit të palcës kurrizore është vlerësuar shpesh nga pacientët se ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës .
Kur palca kurrizore është e lënduar, sinjalet që kalojnë deri në fshikëz nuk mund të lajmërojnë trurin se kur duhet të urinojë pasi ato kanë humbur funksionin e tyre, ndaj studiuesit britanikë kanë gjetur një zgjidhje ku shfrytëzojnë nervat që rrethojnë fshikëzën e urinës.
Elektroda të mbështjella rreth tufave të nervave mund të interpretojnë sinjalet që thonë se fshikëza është plot dhe personi duhet të shkojë në tualet.
Dr Mark Bacon ,drejtor i kërkimeve u shpreh se mos funksionimi i fshikëzës së urinës që vjen nga dëmtimi i palcës kurrizore ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës së njerëzve që i bën ata mjaft pesimistë.
Deri tani testi në kafshë ka qenë i suksesshëm por duhet dhe pak kohë për ta përdorur në njerëz.