English

Policia e Shtetit, publikon listën për 742 personat e kërkuar. Telefononi 129

Në kuadër të iniciativave të ndërmarra për rritjen e parametrave të sigurisë publike, si dhe parandalimin e kriminalitetit, krahas masave për intensifikimin e shërbimeve në terren dhe për një kontroll më të mirë të territorit, Policia e Shtetit synon të forcojë bashkëpunimin me komunitetin, me qëllim për t’i ofruar një shërbim sa më cilësor dhe efikas.

Policia e Shtetit e vlerëson kontributin dhe bashkëpunimin, që qytetarët i kanë ofruar në vazhdimësi policisë, si një tregues të besimit tek policia, por dhe si tregues të ndërgjegjësimit të vetë qytetarëve për rolin mjaft të rëndësishëm, që ato kanë në garantimin e rendit publik.

Në këtë kontekst Policia e Shtetit, duke falenderuar komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në drejtim të kapjes së autorëve të ndryshëm të veprave penale, apo në drejtim të parandalimit të ngjarjeve, i fton dhe një herë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Me qëllim që komuniteti të kontribuojë me informacione të vlefshme mbi vendndodhjen e personave të kërkuar nga Policia e Shtetit, do të publikohen të dhënat e të gjithë personave të dënuar ndër vite nga organet e drejtësisë mbi 5 vjet burgim si dhe fotografi të tyre, duke specifikuar dhe masën e dënimit të dhënë ndaj këtyre personave.

Për çdo informacion me vlerë si në drejtim të kapjes së personave të kërkuar, ashtu dhe për të informuar mbi shqetësimet lidhur me sigurinë publike, apo për të kërkuar ndihmën e policisë në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e policisë përmes numrit telefonik pa pagesë 129.

Policia e Shtetit garanton të gjithë qytetarët se do të ruhet anonimati për informacionet e dhëna prej tyre.

Njëherazi gjejmë rastin të konfirmojnë prioritetin tonë dhe vendosmërinë për të garantuar më shumë rend e siguri për komunitetin, përmes një shërbimi për qytetarët dhe pranë tyre.

Të dhënat mbi personat në kërkim mund t’i gjeni tek faqja e Policisë së Shtetit në internet www.asp.gov.al në rubrikën “Të kërkuar”.


http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_wanted&view=wanted&Itemid=435&lang=sq&emri=&mbiemri=&vendlindja=&atesia=&gjinia=&vepra=&pn=9

(Duke klikuar mbi foton e personit do të shfaqet skeda e plotë e tij.)

Gjithsej janë hedhur të dhëna për 742 persona të shpallur në kërkim, të dënuar me vendim gjykate mbi 5 vjet burgim. Për mbi 50% të tyre janë publikuar dhe fotografitë.

Personat kërkohen për krime të ndryshme, kryesisht të rënda:

Për veprën penale te vrasjes, vrasjes së mbetur në tentativë 396 persona
Prodhim e shitje narkotikësh 47 persona
Trafikim i lëndëve narkotike 35 persona
Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, trafik klandestinësh 14 persona
Trafikim i femrave 12 persona
Shfrytëzim prostitucioni 49 persona
Vjedhje me pasojë vdekjen 9 persona, vjedhje me dhunë 15 persona, vjedhje me armë 44 persona
Për krime ndaj të miturve si marrëdhënie me dhunë, trafik fëmijësh 10 persona
Ndër të kërkuarit 23 janë femra.

Për sa i përket masës së dënimit:

47 prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm
101 prej tyre janë të dënuar me 25 vjet burgim.

KOMENTE