English

Sa kafe duhet të pini dhe kur

Sipas shkencëtarëve , duke pirë dy ose tre gota kafe , edhe gjashtë orë para gjumit , doë të ndikojë në reduktimin tuaj të gjumit të natës.

Studiuesit në universitetin e Michigan kanë njdekur 12 persona të cilëve u është dhënë 400 mg kafeinë në formë pilule që janë baraz me 3-4 gota kafe në ditë, dhe një pilulë qetësuese pa kafeinë.

Kafeina iu dha para gjumit nga 3-6 orë. Në fund u pa se të gjithë pjesëmarrësit kishin shfaqur probleme me gjumin duke reduktuar dhe pa rehati orët e gjumit.

Njerëzit mendojnë se kafja i qetëson madje dhe i ndihmon për të fjetur, kjo pasi nuk kanë informacion rreth efekteve përçarëse që krijon në organizëm sidomos kur merret pasdite.

Rezultatet sugjerojnë se kafeina në përgjithësi duhet të shmanget pas orës 05:00 pasdite në mënyrë që të lejojë një gjumë të shëndetshëm .
Ekspertët kanë gjetur se Kafeina ,stimulues në kafe , ndërpret rrjedhën e melatonin - kimikat që na dërgon për të fjetur.

Disa gota çdo mëngjes ndihmon njerëzit që të punojnë në mënyrë më efikase .
Por, konsumi i rëndë prej më shumë se katër gota në ditë do të sjellë një shëndet jo të mirë.

KOMENTE