Dhjetëra mijëra të mbijetuar asistuan ditën e dielë në ceremonitë përcjellëse të viktimave të shkaktuara nga tajfuni “Haiyan” në Filipinë.
Në një var masiv rreth 400 trupa janë vendosur në çanta plastike të zeza me pjesë të munguara të trupit.
Bilanci i plotë i katastrofës është ende i paqartë, për uragani që arriti shpejtësi rekord të erës deri në 500 kilometra në orë ka vrarë të paktën 3 600 persona.
Ndërsa dëmet llogariten në miliarda dollarë, Manila zyrtare përballet me një problem urgjent, mbi 500 mijë të pastrehët e shkaktuar prej shkatërrimeve masive.