English

Avioni përplaset gjatë uljes. 50 persona humbij jetën

50 pasagjerë dhe ekuipazhi kanë vdekur si rezultat i përplasjes së avionit në një aeroport të qytetit të Kazanit, në Rusi.

Lajmi është konfirmuar nga ministri rus i Emergjencave, duke saktësuar se asnjë nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit.

“Boeing 737” ishte nisur nga Moska me destinacion Kazanin, por pas përplasjes, që ka ndodhur në momentin e uljes, aeroplani ka shpërthyer. Në bord gjendeshin 44 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi.

Avioni i përkiste kompanisë lokale “Tatarstan Airline”, ndërkohë që Kazan është kryeqyteti i Republikës Ruse të Tatarstanit.


Ndërkohë asnjë përfundim zyrtar mbi shkaqet e aksidentit.

KOMENTE