Droga e Lazaratit tashmë ka nisur rrugën e saj në tregjet perëndimore.
Mëngjesin e së dielës policia shqiptare arriti të sekuestrojë 1.2 ton kanabis sativa. Pas stinës së korrjes në Lazarat, lënda narkotike po tentohet të dërgohet në tregjet perëndimore nga trafikantët.
Policia e Vlorës bllokoi në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”, 20 çanta të zeza dhe 38 thasë të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa që në total ishte 841 kg.
Sasia e lëndës narkotike u zbulua në orët e para të mëngjesit, në pritje për t’u transportuar drejt Italisë.