English

Karota, kungulli dhe portokalli, rritin aktivitetin e spermatozoidëve

Studimet më të reja të shkencëtarëve të Harvardit kanë konstatuar që karotenoidet nga perimet rrënjore dhe me ngjyrë të portokallta rrisin lëvizshmërinë e spermatozoideve, kështu që këta “notarë” të vegjël , kur është nevoja, me lehtësi e gjejnë cakun e tyre. Karotat janë të pasura me vitaminën A dhe me antioksidantë të shkëlqyeshëm që kanë rëndësi të posaçme për shëndetin e syve.

Edhe pse artikujt e tjerë me ngjyrë të portokalltë, siç janë pjepri, domatet apo kungujt, shtojnë cilësinë dhe sasinë e spermatozoideve, karotat kanë efektin më të mirë, sepse spermën e përmirësojnë për plot 6 deri në 8 për qind.
Shkurt, ky hulumtim ka treguar që ushqimi ka rëndësi të madhe te pjelloria mashkullore, që lidhet me studimet e mëhershme sipas të cilave artikujt e pasur me sheqer dhe me yndyra të ngopura ndikojnë jo vetëm te sperma, por edhe te potenca, ndërkaq peshku dhe vaji i ullirit përmirësojnë cilësinë e lëngut të farës.

KOMENTE