Makina e drejtorit të Tatimeve në Elbasan, Xhemal Vyshka, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë zjarri është vënë qëllimisht dhe flakët kanë bërë vetëm dëme materiale.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe shkaqet që kanë çuar në këtë hakmarrje.