Policia e shtetit pas humbjes së jetës së djemve adoleshentë shkodranë, ka vendosur masa të rrepta përsa i përket rregullave të qarkullimit rrugor dhe ngarjes së makinës.
Por kjo duket se akoma nuk ka dhënë rezultatet e veta pasi aksidentet
vijojnë të ndodhin çdo ditë.
Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Policia bën të ditur se një kalimtar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është përplasur nga një automjet. Viktima është identifikuar si shtetasi Eduard Mesaj.
Mësohet se, 52-vjeçari ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, në momentin kur është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga shtetasi Edison Midri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Ndërkohë policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.