English

Automjet elektrik që mund të karrikohet duke lëvizur

Online Electric Vehicle ( OLEV ), i zhvilluar nga Instituti i avancuar Koreja e Shkencës dhe Teknologjisë ( KAIST ) , është një automjet elektrik që mund të karikohet duke lëvizur , duke e hequr kështu nevojën për të ndaluar në një stacion. Korea ka qënë qendra e zhvillimeve infrastrukturore. Kohët e fundit është duke punuar për një sistem transiti, i projektuar për të karikuar automjetet elektrike. Sistemi është quajtur OLEV, i cili qëndron për Automjete evcharge02-1363111346670Elektrike Online dhe punon duke përdorur teknologji të ngulitura poshtë rrugës. Tani një seksion i autostradës në Korenë e Jugut me sistemin e ri është i disponueshëm për publikun.

Teknologjia

Sistemi është shumë i zgjuar dhe punon duke përdorur kabllot e energjisë që janë vendosur nën rrugë . Kabllot punojnë në bashkëpunim me Automjetet Elektrike Online, për të karikuar makinat, duke përdorur transferim magnetik. Në mënyrë të veçantë, teknologjia punon duke gjeneruar frekuenca 20kHz në një fushë elektromagnetike. Automjetet OLEV janë të pajisura me rregullatorë dhe këmbyes, që janë në përputhje me këtë, duke e kthyer atë në energji elektrike për automjetet, diçka që ju mund ta shihni në formë grafike në imazhin e mësipërm. Ndërsa sistemi ka aplikime të gjera, ai është zbatuar aktualisht për publikun në 15 milje të autostradës në qytetin Gumi të Koresë. Dy autobusë OLEV janë vënë në punë me teknologjinë e re, me një plan për ta rritur numrin e autobusëve në 10 deri në vitin 2015.

Ndërtimi

Kostoja e ndërtimit për pesëmbëdhjetë kilometra rrugë është rreth 4.8 miliard Won ose 4.320.000 $ , me një kohë ndërtimi prej gjashtë muajsh . Dy vjet ishin ishin mëse të nevojshme në treg për zbatimin e teknologjisë. Teknologjia OLEV kapërcen problemet që makina tradicionale elektrike kanë me baterinë olevbuses-0e litiumit. Përveç kësaj , burimet e litiumit janë pakësuar dhe kërkesat e larta për makinat tradicionale elektrike do ti dërgonin cnimet drejt qiellit. Kjo është një zgjidhje efikase dhe pas shume kosto.

KOMENTE