English

Babai dhe djali në vitin 1990. Sot kryeministër i Shqipërisë

“Jeta përmes objektivit”, ka qënë albumi i titulluar dhe prezantuar në "Panairin e Librit" 2013 nga mjeshtri Petrit Kumi.

Ai ka dokumentuar përmes fotove historinë e Shqipërisë në më shumë se 50 vjet.

Por pikërisht një foto në faqen 172 e realizuar në vitin 1990 të bie në sy, kryeministri Rama dhe babai i tij Kristaq Rama në një bisedë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Fotoja u vërejt edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi panairin pa bërë shumë bujë mediatike. Nuk dihet çfarë ka menduar kryeministri shqiptar në ato çaste, por kuptohet se ajo foto fliste mijëra fjalë.

KOMENTE