English

Bie nga skela. Humb jetën 45-vjeçari Besnik Karaj

Në qytetin e Durrësit një punëtor ndërtimi ka humbur jetën si pasojë e rënies nga skela.

45-vjeçari Besnik Karaj, banor i lagjes 14 Shkozet, fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moszbatimi i rregullave teknike në punë.

KOMENTE