Msc.Endri Haxhiraj - Ishte pothuasje utopike kur ne Zvicer u krijuar partia e pare politike per te drejtat e kafsheve dhe shumekush e komentoi si parti luksi te bankiereve te pasur zvicerianë.
Sot kjo “semundje” eshte perhapur ne mbi 6 shtete Evropiane si dhe ne ShBA dhe Australi. Ky realitet i ri ne arenen boterore duket se po i afrohet edhe Shqiperise. Vetem nje vit me pare formohet partia per mbrojtjen e kafsheve ne Turqi, nje popull qe per arsye historike nga kompleksiteti kulturor ka ngjashmeri me popullin tone. Ne Shqiperi nuk ka ende asnje shenje te kesaj “dukurie” por asgje s’eshte e pamundur.
Perpos komenteve te skeptikeve duket sikur njerezit nuk kane cfare te bejne me
shume dhe hapin parti, kjo ceshtje eshte me shume se kaq.
Lidhja e njeriut me kafshet e provuar me argumenta te pafundem shkencor por edhe ne jeten e perditshme te cdo njeriu tregon se kafshet jane katerciperisht te lidhur me jeten tone. Pse duhet nje parti per kafshet? Te gjithe jemi deshmitare te keqtrajtimit te kafsheve sidomos te atyre endacake, qente, macet. Individe te caktuar me probleme morale dhe mendore jane aktore kryesore te ketyre akteve brutale. Fatkeqesisht nje pjese e mire e ketij kontigjenti perbehet nga femije dhe adoleshente ne kerkim te emocioneve te forta. Sipas referencave te mirenjohura psikologjike rezulton se keta femije apo adoleshente me sjellje te tilla jane te predispozuar te kthehen ne dhunues te njerezve ne
te ardhmen dhe ne rastin me te keq, vrases seriale psikopate. Kjo eshte nje arsye e forte pse njerezit ne boten e zhvilluar perkrahin iniciativa te tilla dhe nuk shohin asgje te çuditshme ne to.
Nje parti politike per te drejtat e kafsheve ka te gjithe aksesin e mundshem per te perfaqesuar me mire kauzen e pse jo te ndikoje ne permiresimin e legjislacionit dhe te perfaqesohet ne parlament. Ka ardhur koha qe dhe ne Shqiptaret, te perqafojme aktivizmin per mbrojtjen e kafshe pasi keshtu mbrojme
si kafshet edhe njerezit.