English

Zonat më të ndotura me rrezik për shëndetin në Shqipëri

Ekspertët, të cilët kanë kryer një studim, mbi ndikimin në mjedis kanë renditur 9 zonat më të ndotura, me mbetje të rrezikshme dhe Elbasani gjenden në krye të listës. Për rehabilitimin e plotë të këtyre 9 zonave, që gjenden të shtrira ne Tiranë, Berat, Përrenjas, Korçë, Elbasan, Rrëshen kërkohen rreth 620 milionë euro dhe 320 mijë euro për ndërhyrjet operative.

Në krye të listës së 9 zonave më të ndotura, mbetet Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit në Elbasan. Prej disa dekadash në këtë zonë gjenden rreth 400 mijë metër kub mbetje industriale me përmbajtje metalesh të renda, tejet të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Zonat më të ndotura Mbetjet e rrezikshme

1. Alba Film ish-Kinostudio ( Tiranë) 50 gr kripëra cianuri dhe 15.700 kg mbetje të tjera

2. Ndërrmarja Dajti ( Tiranë) 759 kg përzierje të cianurit

3. Fabrika e baterive (Berat) Metale të rënda, Pb,Cd, Ni

4.Miniera e ( Përrenjasit ) Metale të rënda

5.Miniera e Bitinckës( Korçë) Metale të rënda

6.Dampa e Shllameve të Fe-Ni Metale të rënda

7.Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit( Elbasan ) 400,000m kub mbetje industriale

8.Dampa e pesticideve (Rrëshen) Metale të rënda, pestice

9.Uzina e tekstileve Berat 126 ton kimikate 80 kg amoniak

KOMENTE