Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë z. Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm z. Saimir Tahiri, nisen nesër në Bruksel për një vizitë tepër të rëndësishme zyrtare.
Kjo vizitë, zhvillohet vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE dhe është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur merret vendimi. Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.
Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.