English

Supë me spinaq, kërpudha, ullinj dhe majdanoz

Përbërësit për 4 persona

• 600gr spinaq i freskët
• 2 thelpinj hudhër
• Pak majdanoz
• 8 kërpudha
• 2 galina
• 12 ullinj te zinj
• Vaj ulliri
• Kripe, piper

Përgatitja

Lajeni mire dhe prijeni spinaqin holle. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe grijini se bashku me majdanozin. Ne një tenxhere hidhni vajin dhe vëreni ne zjarr. Shtoni brenda spinaqin, hudhrën e majdanozin e grire. Lërini atje derisa spinaqi te njomet mire dhe te “shkrije”. Galinat tretini ne 150ml ujë dhe hidhini ne tenxhere. Shtoni kripe e piper dhe hiqeni nga zjarri. Grini me pas ullinjte dhe kërpudhat e ziera. Shërbejeni supën neper tasa te thelle duke vendosur sipër kërpudhat dhe ullinjte e grire.

Ju bëftë mirë!

KOMENTE