English

Ekspertet, sërish matje për nje tablo më të qartë të aksidentit (VIDEO)

Ekspertet janë duke kryer sërish matje për të patur nje tablo me te qarte te aksidentit. Paraprakisht mendohet qe automjeti humbi drejtimin si pasoje e lageshtires ne rruge. Mendohet qe deputeti Olldashi nuk ka mundur dot ta mbaje automjetin ne rruge, duke perfunduar 10 metra jashte saj.

Ekspertiza mjeko-ligjore percaktoi se shkak i vdekjes se zotit Olldashi jane goditjet ne koke qe kishte marre gjate rrotullimeve te automjetit.

Forcat policore dhe autoambulancat fillimisht e paten te veshtire te nxirrnin nga makina trupin e deputetit Sokol Olldashi, per shkak te motit te keq dhe demtimit qe kishte pesuar automjeti. Te ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikese, pas rreth dy oresh, ata kane mundur te rrotullojne makinen e permbysur dhe bene te mundur nxjerrjen e trupit te deputetit.

Sokol Olldashi po udhetonte nga Elbasani ne drejtim te Tiranes dhe makina e deputetit ka dale nga rruga kryesore pak pasi ai kishte kaluar tunelin e Qafe-Krrabes, ne vendin e quajtur lapidari i Krrabes. Nga te dhenat paraprake mendohet se shkak per kete aksident tragjik mund te kete qene shpejtesia me te cilen makina ka hyre ne kthese dhe terreni i lagesht per shkak te motit me rreshje te dendura. Makina ka rreshkitur rreth 10-15 metra pertej rruges dhe eshte rrotulluar. Deputeti i ndjere mesohet se ka marre plage te forta ne pjesen e kokes, te cilat mendohet t'i kene shkaktuar edhe vdekjen.

Me t'u mesuar lajmi i aksidentit tragjik, ne vendngjarje kane mberritur me radhe familjaret e deputetit te ndjere, ministri i brendshem Saimir Tahiri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetet te tjere te Partise Demokratike dhe deputete te Partise Socialiste, e po ashtu shume miq te tij.

Rreth dy ore pas aksidentit, forcat zjarrfikese kane mundur te nxjerrin trupin, i cili u dergua rreth ores 01:00 te se enjtes ne morgun e spitalit te Tiranes, ku i eshte nenshtruar ekzmanimeve nga mjeket-ligjore.

Si edhe ne vendngjarje, morgu i Qendres Spitalore Universitare 'Nene Tereza' eshte mbushur me drejtuesit me te larte te shtetit, deputetet e Kuvendit. Ne morg kane mberritur te tronditur edhe familjaret, nena, bashkeshortja e zotit Olldashi. Njerezit kane qendruar ne heshtje deri ne oret e para te mengjesit, per t'iu drejtuar me pas baneses se deputetit te ndjere.
1986

KOMENTE