Konsumimi i një gotë verë në ditë, mbron organet e tretjes nga sëmundjet e ndryshme, por edhe vështirëson mbijetesën e baktereve në traktin digjestiv.
Është studiuar niveli i disa baktereve si Escheria coli, Salmonela typhimorium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori në traktin tretës dhe është gjetur nivel më i vogël i tyre tek personat që konsumojnë verë. Këto baktere fajësohen për shumë sëmundje të lukthit dhe të zorrëve, duke filluar nga pezmatimet e lukthit dhe të zorrëve, ithati në lukth dhe në zorrë, e deri tek kanceret e traktit digjestiv.
Përdorimi i verës, ul Ph-në e lukthit dhe liron pas procesit të metabolizmit një polifenol që ndodhet te rrushi dhe i cili ka veti antioksidante dhe antibakteriale.
Kombinimi i këtyre dy elementeve (ulja e Ph-së së lukthit dhe lirimi i polifenolit), do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin tretës.