Në aksin Fushë Krujë-Vorë mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje e cila është përplasur nga makina.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ahmetaq ku viktimë e aksidentit ka mbetur 63-vjeçarja Xhumalije Bakalli e cila ishte kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga makina.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Tan Kroniki, 32 vjeç.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.