Mbyllet me sukses takimi i parë i tre ministrave shqiptarë, znj. Gjosha, z. Tahiri dhe z. Naço, në Bruksel.
Ai u zhvillua me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të EEAS (European External Action Service), z. Pierre Vimont. Ministrja Gjosha, u shpreh gjatë takimit se c
Tre ministrat shqiptarë informuan rreth masave të marra deri tani në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe angazhimeve të reformave në përgjithësi. Ata theksuan gjithashtu vendosmërinë e qeverisë shqiptare ndaj përmbushjes së prioriteteve, sipas rekomandimeve që ka lënë Bashkimi Evropian.
Nga ana e tij, z. Vimont vlerësoi progresin e bërë dhe inkurajoi për vijimin e tij. “Ardhja e tre ministrave shqiptarë në Bruksel është një shenjë e mirë dhe përpjekjet tuaja na bëjnë optimistë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha z. Vimont.