Nga rezultati i autopsisë së trupit të pajetë të Sokol Olldashit, mjeket e ekspertizës kanë dalë në përfundimin se vdekja e tij është shkaktuar nga “shembja e trurit” (Cerebral contusion).
Ekspertët kanë shpjeguar se, goditja e fortë në xham dhe preja e damarëve të qafës, i ka hapur rrugën ‘shembjes së trurit’. Kjo për pasojë ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të të ndierit Sokol Olldashi.
Përveç dëmtimit në pjesën e kokës, nga ekzaminimi që tre ekspertët kanë kryer në prani edhe të prokurorit të çështjes, është konstatuar se nuk ka pasur asnjë shenjë plage, në trupin e ish-ministrit.
Çfarë është “shembja e trurit”?
Cerebral contusion, latinisht contusio cerebri, është një formë e traumës që vjen nga dëmtimi në tru. Simptomat varen nga ashpërsia e dëmtimit. Shenjat varen edhe nga vendi ku truri ka marrë dëmtimin. “Shembja e trurit” me fjalë të thjeshta është rrjedhje e gjakut në tru. Aksidentet automobilistike janë arsye kryesorë që shkaktojnë një dëmtim të tillë. Kjo pasi një gjë e tillë shkaktohet në momentin që koka shkon para me forcë dhe pas përplasjes shkon po me forcë pas/Shekulli/