English

Rusi. Racizmi shprehet hapur edhe në metrotë e Moskës (VIDEO)

Në metronë e Moskës 2 burra kanë nxjerrë menjëherë koburet në shenjë racizmi kur panë se një pasagjer tjetër me ngjyrë u afrua pranë tyre.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë në metro dhe është transmetuar nga Life News, një prej agjencive më të shikuara për lajmet në Moskë.

Khashim Latipov, 30 vjeç u qëllua në stomak dhe në kokë nga dy burrat dhe qëndronte nën terror për të mos lëvizur derisa erdhi stacioni i tyre për të zbritur.

30 vjeçari u dërgua në spital por është në gjendje të rëndë.
1989

KOMENTE